Mbi 300 persona nga Shqipëria akomodohen në Gjakovë

Gjakova

Mbi 300 persona nga Shqipëria akomodohen në Gjakovë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 22:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbi 300 persona të cilët janë të prekur nga tërmeti i së martës, janë strehuar në Gjakovë deri tani.

Kështu ka thënë për Indeksonline, vullnetari Ideal Zhaveli, i cili vazhdimisht ka kontribuar që t’i akomodoj dhe të organizoj ndihma nga Gjakova për t’i dal në ndihmë shqiptarëve.

Ai ka thënë se deri tani janë mbi 300 persona të akomoduar në komunën e Gjakovës, ku janë strehuar tek familjet kosovare që kanë hapur derën e tyre të shtëpisë dhe në hotele.

Zhaveli ka bërë thirrje që të vazhdojnë me ndihma pasiqë, sipas tij, të ardhurit kanë nevoja bazike dhe pas 2 javësh do të kenë problem t’i ndihmojnë.

Ndryshe, nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë tri ditët e fundit kanë hyrë mbi 2 mijë persona.

E Komuna e Prizrenit gjatë ditës ka krkuar nga Qeveria e Kosovës t’i dal në ndihmë me strehimin e 500 personave pasi që nuk kanë më hapësirë në kampin gjerman të Prizrenit.

Ndërkohë të rinjët e të rejat nga kjo komunë po vazhdojnë duke u siguruar ushqim e gjëra elementare të ardhurve nga Shqipëria, që të mos u bëhen plotësisht barrë familjeve që u ka siguruar kulmin mbi kokë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat