​KRU Gjakova sqaron arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm

Gjakova

​KRU Gjakova sqaron arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

KRU Gjakova njofton konsumatorët se si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS, në disa zona ditëve të fundit janë paraqitur ndërprerje të furnizimit me ujë.

Zonat të cilat mund të atakohen me ndërprerje të furnizimit me ujë, për momentin janë Dol, Lipovec, Dedaj, Lubizhdë e Hasit, Zym dhe Karashengjergj.

KRU Gjakova sqaron konsumatorët se kjo pjesë furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e problemit i cili nuk varet prej nesh”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat