Haradinaj: Frymë mobilizimi në strukturat e Aleancës në Gjakovë

Gjakova

Haradinaj: Frymë mobilizimi në strukturat e Aleancës në Gjakovë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:20
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim me strukturat e AAK-së në Gjakovë.

Nga atje Haradinaj tha se po shihet një frymë mobilizimi i Aleancës.

Po ashtu kreu i AAK-së, gjatë këtij takimi ka paraqitur vizionin e AAK-së për Kosovën

‘Frymë mobilizimi në strukturat e Aleancës në Gjakovë.

Paraqita vizionin tim dhe të AAK-së për një Kosovë, partnere serioze në skenën ndërkombëtare, që me guxim merr përgjegjësi dhe përmbyll temat e interesit shtetëror. Kosova në NATO, kapacitetet e shtuara të sigurisë, garantojnë rritjen e vlerës së resurseve dhe mundësive ekonomike të Kosovës’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

‘Nga Gjakova, po e përcjell mesazhin e fitores. Aleanca në vazhdimësi ka artikuluar dhe mbrojtur interesat shtetërore. Ashtu ishte gjithmonë, ashtu do të vazhdojë edhe në të ardhmen’, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat