​9 pacientë nga Shqipëria vazhdojnë trajtimin nga COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

Gjakova

​9 pacientë nga Shqipëria vazhdojnë trajtimin nga COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 09:46
Ilustrim

9 pacientë nga Shqipëria po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë njoftuar se trajtim mjekësor po marrin 61 pacientë, prej tyre 18 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv mjekësor.

Raporti i pacientëve në klinika:

Spitali i Prizrenit, Spitali i Vushtrrisë dhe Spitali i Gjilanit, nuk kanë pacientë me Covid-19.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 3 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spital i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid

Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat