​Gjini nis mandatin e dytë si kryetar Komune: Do të vazhdojmë punët e mira për Gjakovën

Gjakova

​Gjini nis mandatin e dytë si kryetar Komune: Do të vazhdojmë punët e mira për Gjakovën

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 12:58
Ardian Gjini

Kryetari i konfirmuar i Gjakovës, Ardian Gjini, dha betimin për të nisur kështu edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të kësaj komune. Së bashku me kryetarin, u betuan edhe këshilltarët e rinj komunalë.

Në fjalimin e tij pas betimit, Gjini u zotua që do të vazhdojë punët e mira për qytetarët e Gjakovës, por për këtë kërkoi edhe bashkëpunimin e të gjitha partive të përfaqësuara në Asamblenë komunale.

Gjini: Më duhet mbështetja e këshilltarëve komunalë

“Jam gati të vazhdojmë punën edhe më të mirë për komunën tonë, do të nevojitet mbështetja e secilit prej jush, nuk ka kryetar komune qe mundet t’i kryejë të gjitha punët e veta nëse nuk e ka edhe mbështetjen e njerëzve të zgjedhur të Komunës”, ka thënë Gjini.

Më tej Gjini, u shpreh se Komuna e Gjakovës për kundër sfidave ka arritur suksese të jashtëzakonshme.

Gjini: Kemi shënuar suksese të jashtëzakonshme

“Katër vitet që i kemi lënë pas kanë qenë më sfida, sfidat të cilat i dimë ne të gjithë, të cilat i dini ju. Një prej sfidave me të mëdha ka qenë pandemia edhe sot jemi pothuajse të gjithë me maska. Mirëpo përkundër problemeve, përkundër sfidave edhe përkundër asaj që mundet me u quajt si ngatërresë në sistemin qeverisës prape se prape Komuna e Gjakovës ka shënuar suksese të jashtëzakonshme. Sukseset e Komunës njihen gjithandej dhe unë jam i bindur që do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm”, ka thënë ai.

Gjini u konfirmua si kryetar i Gjakovës pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale ku përballë kishte kandidaten e Lëvizjes Vetëvendose, Mimoza Kusari-Lila. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat