Komuna e Gjakovës apelon për mosbraktisje të qenve

Gjakova

Komuna e Gjakovës apelon për mosbraktisje të qenve

Më: 24 janar 2022 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Komuna e Gjakovës me qëllimin që rreziku nga qentë endacak të eliminohet sa më shumë që të jetë e mundur nga rrugët tona dhe në mënyrë që të ketë sa më pak qen që vuajnë në mungesë të ushqimit dhe në kushte të vështira klimatike, ka apeluar që të mos i braktisni qentë tuaj.

Sipas komunës, ndikim të madh në shtimin e qenve endacak ka kryesisht braktisja e tyre.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Qentë endacak mbesin njëri prej problemeve shqetësuese për sigurinë dhe qetësinë tonë. Kjo edhe përkundër faktit se Komuna e Gjakovës, përmes kompanive të kontraktuara, në vazhdimësi përkujdeset për kapjen, kastrimin dhe sterilizimin e tyre.

Ndikim të madh në shtimin e qenve endacak ka kryesisht braktisja e tyre.

Prandaj, me qëllimin që rreziku nga qentë endacak të eliminohet sa më shumë që të jetë e mundur nga rrugët tona, në mënyrë që të ketë sa më pak qen që vuajnë në mungesë të ushqimit dhe në kushte të vështira klimatike, ju apelojmë që të mos i braktisni qentë tuaj.

Për të gjithë pronarët e qenve të cilët nuk kanë mundësi financiare, ofrohen pa pagesë shërbimet e kastrimit - sterilizimit (vaksinimit kundër tërbimit) në klinikën veterinare “Pro Vet”, me veterinar Blendi Bejdoni, nr: 049217917

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat