Nis mësimi sot në një shkollë të Gjakovës

Gjakova

Nis mësimi sot në një shkollë të Gjakovës

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Nxënësit nisën mësimin sot në shkollën fillore, “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë.

Sot dyert e shkollës u hapën në mëngjes, ashtu siç kishte njoftuar kjo shkollë të martën, përkundër se SBASHK-i dhe as Këshilli Grevist nuk u dakorduan për përfundimin e grevës.

Këshilli i Mësuesve mori vendim për fillimin e mësimit nga sot, ndërsa shkolla publikoi edhe orarin për nxënësit.

“Shkolla fillore “Kelmend Rizvanolli” ka vendosur që ta ndërpresë grevën e inicuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Nesër më 14 shtator do të rifillojë procesi mësimor. Kështu u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi. Në njoftim u tha se kjo po bëhet për të mirën e nxënësve. “Me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Këlmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e merkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt” – njofton Sh. F “Kelmend Rizvanolli”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat