Kërkohet paraburgim ndaj personit që ngacmoi seksualisht të miturën në Gjakovë

Gjakova

Kërkohet paraburgim ndaj personit që ngacmoi seksualisht të miturën në Gjakovë

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit G.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”, nga neni 183 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 01 tetor 2022, në Gjakovë.

“I dyshuari G.P., e ngacmon seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila derisa ishte në shoqëri të dëshmitares së mitur, i dyshuari i ndjek nga pas me biçikletë, dhe tërë kohës të dëmtuarës i ishte drejtuar me fjalët ‘Hajde të puthi’, ‘Hajde afrohu’, e fjalë të tjera degraduese dhe poshtëruese, dhe pasi që e dëmtuara e mitur së bashku me dëshmitaren e mitur takojnë babin e kësaj të fundit, në ato momente i dyshuari largohet në drejtim te pa njohur”, thuhet në kërkesën e prokurorisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit G.P., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 1 tetor 2022.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat