​Kurti prezantoi buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Gjakovës

Gjakova

​Kurti prezantoi buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Gjakovës

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 15:58
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar sot buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Gjakovës.

Ai tha se buxheti për vitin e ardhshëm për Komunën e Gjakovës është 31.5 milionë euro, në të cilën 36% janë të ndara për investime kapitale.

Duke folur për ndarjen e buxhetit, Kurti tha se projekti më i madh do të jetë për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë me 11 milionë. Ndërsa 2.5 milionë euro janë ndarë për arsim, derisa shtoi se një milion euro janë ndarë për sport e kulturë.

Ai tha se në Universitetin e Gjakovës do të ndajnë 1.2 milionë euro, sipas tij kjo do të vazhdojë edhe për dy vite tjera pas vitit 2023.

"Në Universitetin e Gjakovës do të ndajmë 1.2 milion euro për universitetin dhe kjo do të vazhdojë edhe në vitin 2024 dhe 2025 pas vitit 2023", tha Kurti.

Në këtë aktivitet kryeministri është i shoqëruar edhe nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Takimet me qytetarë për prezantimin e buxhetit për vitin 2023, Kurti e ka nisur në Prizren, ndërsa ka vazhduar në Prishtinë, Mitrovicë dhe sot në Gjakovë. Buxhetin e ka prezantuar edhe në Pejë dhe Ferizaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat