KRU “Gjakova”: Kujdesuni për ujëmatësit!

Gjakova

KRU “Gjakova”: Kujdesuni për ujëmatësit!

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:33
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Gjakova”, sot apeloi qytetarët që të shtojnë kujdesin ndaj ujëmatësve, sidomos ata që ujëmatësit i kanë të vendosur në ambiente të hapura.

“Mbështillni mirë ujëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mundë të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike. Rreziku i dëmtimit të ujëmatësve mund të jetë i madh (plasaritja e xhamave nga ngricat), kjo ndikon përveç tjerash edhe në humbjen e një sasie të konsiderueshme të ujit. Çdo pikë uji e kursyer sot është me rëndësi jetike për qytetarët.”, u bë e ditur në njoftim.

KRU Gjalova apeloi te konsumatorët që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e pusetave (pastrimin nga uji, mbështjelljen e ujëmatësve me lesh xhami apo edhe në mënyra të tjera rrethanore).

“Njëkohësisht apelojmë te konsumatorët që mos të bëjnë shpenzime të panevojshme duke lënë krojet hapur në mënyrë që furnizimi të jetë i barabartë për të gjithë.”, u bë e ditur tutje nga KRU “Gjakova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat