​Shefqet Shehu u zgjodh kryetar i LDK-së në Gjakovë

Gjakova

​Shefqet Shehu u zgjodh kryetar i LDK-së në Gjakovë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 18:49
Foto nga vendngjarja

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor.

Atje me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kryetar i ri i degës u zgjodh Shefqet Shehu.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjithashtu u votua edhe për kryesinë e degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror të LDK-së.

Punimet në këtë kuvend i monitoroi nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat