Arrestohet i dyshuari për vjedhje në Gjakovë

Gjakova

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në Gjakovë

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Policia në Gjakovë njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 48-vjeçar me inicialet Xh. Th., i cili dyshohet se me datë 22.05.2023 kishte depërtuar brenda një shtëpie.

Atu ai ishte  duke vjedhur nga aty dy kasaforta me para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal dhe disa stoli të arit.

Policia njofton se deri te identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit kishte ardhur pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, ku janë shikuar qindra orë video incizime nga lokacione të ndryshme dhe janë analizuar shumë prova.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat