KRU “Gjakova” bën vendosjen e gypit të ri në Krushë të Madhe

Gjakova

KRU “Gjakova” bën vendosjen e gypit të ri në Krushë të Madhe

Më: 10 prill 2025 Në ora: 20:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Përmes një njoftimi të postuar në rrjetin social Facebook, gjatë ditës së sotme Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur që me vetfinancim nga kjo kompani, në fshatin Krushë e Madhe është ndërruar gypi i vjetër fi 63 mm.

Në këtë postim të bërë nga KRU “Gjakova” po ashtu bëhet e ditur që pas ndërrimit të këtij gypi, janë duke u ekzektuar edhe kyçjet e konsumatorëve në këtë gyp.

Tutje nga kjo kompani bëhet e ditur se puna e tyre do të jetë e vazhdueshme me qëllim që të përmirësohet furnizimi i qëndrueshëm me ujë në të gjithë zonën e shërbimit. 

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat