I ndotur me mbeturina të shumta e nga më të ndryshmët është lumi në parkun Shkugëz.
Mirpëo si shumë hapësira të tjera, sipas kryeshefit ekzekutiv të KRM “Çabrati”, Behar Ferizi, edhe pastrimi i shtratit të lumit në Shkugëz do të bëhet shumë shpejtë.
“Lumi i cili kalon aty pastrohet nga kompania jonë në baza javore, ose mujore gjatë sezonit të verës, dhe të pranverës kur reshjet janë më të pakta, por për shkak të reshjeve që kane qenë kohëve të fundit, aktualisht e kemi të pamundur të futemi në lum, për shkak se rrjedha e tij aktuale është shumë e madhe, por që në momentit që do të bie sasia e ujit, KRM “Çabrati” do të përkujdeset për pastrimin e këtij lumi.”, deklaroi Ferizi.
Përveç mbeturinave që janë problematikë e kësaj zone, mbi këtë lum është e dëmtuar edhe ura, gjë që sipas Ferizit nuk është në kompetencën e tyre që të ndërhyjnë në këtë pjesë.