Ardian Gjini shpreh ngushëllime për vdekjen e Nikollë Perkajt

Gjakovë

Ardian Gjini shpreh ngushëllime për vdekjen e Nikollë Perkajt

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 13:33
Nikollë Perkaj

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kandidatit për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj.

Gjini përmes një postimi në Facebook u shpreh ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të Gjakovës”.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit”, shkroi tutje Gjini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat