Vdekja e Perkajt, Lekaj: Do të kujtohet si një personalitet i përkushtuar ndaj vlerave kombëtare

Gjakovë

Vdekja e Perkajt, Lekaj: Do të kujtohet si një personalitet i përkushtuar ndaj vlerave kombëtare

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 13:43
Nikollë Perkaj

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kandidatit për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj tha se Perkaj do të kujtohet si një personalitet i përkushtuar ndaj vlerave kombëtare dhe një kontribuues i çmuar në jetën politike dhe shoqërore të vendit, transmeton Klankosova.tv.

“Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe vizioni për të ardhmen e Gjakovës mbeten një trashëgimi e çmuar.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Perkaj, miqve, bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar. U prehtë në paqe”, shkruan tutje politikani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat