​Zjarri në Comodita, ka rrezik, zjarrfikësit kërkojnë përforcim nga komunat tjera

Gjakovë

​Zjarri në Comodita, ka rrezik, zjarrfikësit kërkojnë përforcim nga komunat tjera

Më: 8 janar 2026 Në ora: 18:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendëstogu i Njësisë së Zjarrfikësve në Gjakovë, Fitim Agushi, ka bërë të ditur për KosovaPress, se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit për zjarrin që ka përfshirë fabrikën e Comoditës në Gjakovë.

Ai ka shtuar se për shkak të përmasave të zjarrit është kërkuar përforcim edhe nga njësitë e zjarrfikësve të komunave të tjera.

Agushi: Kemi kërkuar përforcim nga komunat tjera

"Kemi dalur në vendin e ngjarjes ku ka kapluar flaka Fabrikën e Comoditës. Kemi filluar shuarjen e zjarrit, por kemi filluar të bëjmë një ndërprerje të fabrikës ku janë disa bombole të gazit. Kemi kërkuar përforcim nga komunat tjera", tha Agushi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat