Kryesia e Nëndegës së LDK-së, në Bavarinë e Epërme, mbajti mbledhjën e saj të radhës - Bota Sot
Kryesia e Nëndegës së LDK-së, në Bavarinë e Epërme, mbajti mbledhjën e saj të radhës

Gjermania

Kryesia e Nëndegës së LDK-së, në Bavarinë e Epërme, mbajti mbledhjën e saj të radhës

Nga: Maxhun Smajli Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 22:26
Kryesia e Nëndegës së LDK-së

Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, mbajti mbledhjën e saj të radhës. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe Osman Ferizi, kryetar dhe Idriz Zeqiri, zëdhënës, të Degës së LDK-s, për Gjermani. Mbledhjën e drejtoi, Mag.Ing.Dpl. Rexhep Nikçi, me pikat e rendit të ditës; - Raportim nga mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së Degës së LDK-s me Kryetarët e Nëndegëve, -Përgaditja për shënimin festiv të Ditës së Flamurit kombëtar,- Kërkesat e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, pas formimit të Qeverisë dhe të ndryshme.

Në këtë mbledhje u shpreh interesim i madh i pjesëmarrësve që kjo Nëndegë të jetë shembull i mirë për nëndegët tjera në Gjermani. Për çdo pikë të rëndit të ditës diskutuan; Shemsedin Kelmendi, Naim Haxhiu, Afrim Mula, Avni Berisha, Argent Ferizi, Zymer Sefaj dhe të tjerë të pranishëm. 

Osman Ferizi, kryetar i LDK-s, për Gjermani, mes tjerash, tha: “Mungesa e ndjenjës së bashkëpunimit është një ndër faktorët që është bërë pengesë për LDK-n dhe po e pengon të ecë në rrugën e prosperitetit. Në mendimet tona nuk duhet të ketë emocione. Po punoj ashtu siq di më së miri dhe do të vazhdoj kështu deri në fund. Nëse rezultati i të gjitha punëve të mia si kryetar do të jetë i mirë, atëherë s'ka rëndësi se çka kanë folur kundër meje”.

Ndërsa, Idriz Zeqiri, zëdhënës i Degës së LDK-s, për Gjermani, me atë urtinë e tij, mes tjerash, tha: “Punoni ashtu si dini më së miri, edhe nëse ju sulmojnë me kritika ta gjëni gjuhën e arsyes për t'i kaluar. Anashkalimi i përplasjeve me të tjerët ishte virtyt edhe i DR. Ibrahim Rugovës”.

Në pikën e dytë rendit të ditës, u vendos që kremtimi i Ditës së Flamurit të mbahet me 30 nëntor 2019, ku do të jenë të pranishëm edhe mysafirët nga Kosova; Dr. Frashër Demaj dhe aktori i mirënjohur, Çun Lajçi. 

Naim Haxhiu, Lezi Bau, Afrim Mula, Shemsedin Kelmendi, Avni Berisha dhe Mag.Ing.Dpl. Rexhep Nikçi, shprehën gatishmerinë për të ndihmuar materialisht mbajtjën e Ditës së Flamurit. Dhe, krejt në fund u caktuan datat për mbajtjën e mbledhjeve të radhës për muajin dhjetor 2019 dhe janar 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat