Ngjarja tmerruese në Gjermani, shqiptarja tentoi dashnorin e vetë ta martojë me të bijën

Gjermania

Ngjarja tmerruese në Gjermani, shqiptarja tentoi dashnorin e vetë ta martojë me të bijën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 shtator 2016 Në ora: 12:33
Besfort D., Ilir J. dhe Besnik M. në bankën e të akuzuarve në gjykatën e rrethit të Berlinit

A dëshironte nëna të martonte kundër dëshirës së saj të bijën me dashnorin? Një marrëdhënie e bezdishme, por që tre djemtë kanë dalur përpara gjyqit për akuzën “vrasje të mbetur në tentativë”, shkruan bz-berlin.de.

Kështu duhet të ketë ndodhur: Nëna dëshironte të martonte të bijën me të dashurin e saj, për ta pasur atë pranë. E bija në anën tjetër e dashuronte kushëririn e vet dhe nuk mendonte për tjetër. Vëllai i saj për shkak të “prishjes së nderit” me disa shokë të tjerë tentoi të vrasë kushëririn. Ose ka ndodhur diçka krejt ndryshe?

Fakt është: Në 28 mars 2016 ai sulmoi me thikë Liridon B. (26) në Neuköllner Onckenstraße te shtëpia e Shkurte D. (20). Nëntë ngulje me thikë, në rrezik për jetën! E gjithë shtëpia e mbuluar me gjak, ndërsa një fqinj 59 vjeçar alarmoi policinë dhe ambulancën. Komisioni mbi vrasjet në Gjermani filloi shqyrtimin për zbardhjen e ngjarjes, përcjell botasot.info.

Gjashtë muaj më vonë dolën përpara gjykatës së Berlinit të pandehurit Besfort D. (22, gjermano-shqiptar) vëllai i bijës së re. Ilir J. (23, shqiptar), që mendohet se ka qenë dashnori i nënës së Besfortit dhe me gjasë i dashuri me pahir i Shkurtes. Besnik M. (23, maqedonas) një mik.

Tani të tre akuzohen për “vrasje të mbetur në tentativë”, që për shkak se e kanë sulmuar në shtëpi Liridonin, pranë së dashurës mund të dënohen edhe me burgim të përjetshëm. Gjithmonë nëse shpallen fajtor. Aktgjykimi i radhës është vendosur për 14 tetor./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat