Mërgimtarët e sukseshëm në Gjermani Automobile Ismaili Wesseling - Bota Sot
Mërgimtarët e sukseshëm në Gjermani Automobile Ismaili Wesseling

Gjermania

Mërgimtarët e sukseshëm në Gjermani Automobile Ismaili Wesseling

Nga: Sami Fejza Bonn Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 21:19
Nazmi Ismali

Sot isha në vizitë tek  salloni  Aotomobile Ismaili  në Wesseling të Gjermanisë  ku numron shumë vetura, afër 30 vetura  deri në 60 vetura  për klient.  Pronari  Nazmi Ismaili me prejardhie nga Shkupi i  Hasanbegut që nga viti 2003 filloi biznesin  me shitje dhe blerje të automjeteve në Gjermani  në qytetin wesseling, ku ka arritur mjaft mirë në biznesin e tij i cili dita ditës vetëm e rrit  biznesin e tji me veturat  e njohura si Mercedes, Audi etj., që i posedon dy pllace për shitjen e veturave. 

Është kënaqësi  se po të ndalesh në rrugët e Gjermanisë,  Shqiptarët në përgjithësi  po arrijnë suksese në bizneset e tyre. Është mjaft  profitabile  kur  ne mërgimtarët  duam të blejmë veturë dhe t'i kemi vëllezërit tanë  pronarë të saloneve të Automobileve, është kënaqësi ta ndëgjosh, të flasësh, të tregon, të përshëndet në gjuhën tonë të bukur, në gjuhën shqipe.

Image

Kënaqësi e madhe për mërgimtarët prandaj duhet të përkrahen nga ne, nga të gjithë që së bashku  bizneset e shqiptarëve të kenë suksese në të ardhmen, andaj edhe unë vazhdoj t'i jap përkrahje dhe t'i mbështes sa të kem mundësi të gjithë afaristët  kombit tim.   Nazmi  Ismajlit i deshirojmë suksese  në veprimtarin e  tij që e bën dhe që na ofron vetura të modelit të ri për ne mërgimtarët.

E njoftova edhe për Unionin e Bizneseve që  të jetë pjesë e Unionit, që të gjithë të kontribojmë së bashku, bashkimi bën fuqi andaj ne duhet të jemi gjithmonë bashkë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test