Pasardhësi i Besim Kabashit, Korab Kabashi kampion i Gjermanisë në kategorinë e të rinjve Taekwondo - Bota Sot
Pasardhësi i Besim Kabashit, Korab Kabashi kampion i Gjermanisë në kategorinë e të rinjve Taekwondo

Gjermania

E diel, 21 tetor 2018

Pasardhësi i Besim Kabashit, Korab Kabashi kampion i Gjermanisë në kategorinë e të rinjve Taekwondo

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 17 shtator 2018 Në ora: 23:20
Korab Kabashi kampion i Gjermanisë në kategorinë e të rinjve Taekwondo

Shpeshhere gjënë shprehje thënja se tradita vazhdon, e vërtet kjo edhe po ndodh me të riun me rranjë nga Gurrakoci i Istogut që jeton në Gjermani Korab Kabashi. Korabi është nipi ( djali i vëllaut) të Besim Kabashit z. Bekim Kabashi.

Në kampionatin e Gjermanisë për të rinjë , pesha deri në 42 kg. Dje Korabi shënoi fitoret ndaj të gjithë konkuruesve dhe u shpall kampion Gjermanie. Korabi mundi radhazi emna të njohur edhe të reprezentacioit gjerman në këtë sport si: Hasim Atasever, Sergio Homik, pastaj në gjysëmfinale Tolunai Senli që ishte favoritë, dhe në finale e mundi ish kampionin dy here të Gjermanise në kete kategori Jona Eamon Pörsch dhe kështu fitoi titullin.Korab Kabashi rrjedh nga një familje vërtet sportiste, por të them edhe këtë edhe nji Familje tipike patriotike shqiptare. Babai i tij Bekimi me githë vllazni njihen që nga viti 1981 në demonstrata ku ishin protagonist, por edhe si aktivist i njohur për pavarësi, andaj kur edhe fëmijët janë me suksese kuptohet kultura dhe edukata familjare. Mediat gjermane i kanë kuhstue vëmendje tashma kampionit të ri gjerman në Taekwondo , dhe sukseset e tija do jenë edhe më të mëdha tutje.

Në një bisedë me babain e Korabit Bekimin kuptohet se edhe djali tjetër i tij ashtë aktiv shumë në këtë sport, dhe priten rezultate edhe nga ai në të ardhmën. 

E pra ka vite që të rinjët nga Kosova po i japin fytyrë të mirë shtetit pra nga vijnë, une pres edhe ma shumë nga Korab Kabashi, ngase siç shprehet trajneri i tij në superlativ kjo edhe pritet. Korab Kabashi 10 vjeqar , si tregon trajneri Lange deri em sot ka fitue 100 lufta në 50 turnire Taekwondo, vërtet sukses i madh. Urime e suksese tutje kampionit të ri Korab Kabashi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test