Gjilani me plan operativ për ndalimin e taksive ilegal - Bota Sot
Gjilani me plan operativ për ndalimin e taksive ilegal

Gjilani

Gjilani me plan operativ për ndalimin e taksive ilegal

Më: 23 janar 2019 Në ora: 14:02
Komuna e Gjilanit

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Trafikut Rrugor kanë bërë planin operativ për ndalimin e operimit të taksive illegal.

Lajmi u bë i ditur sot në takimin që nënkryetari Arbër Ismajli pati me komandantin e Stacionit Policor, Alban Ramushi, komandantin e Njësitit Regjional të Trafikut Rrugor, Ismajl Fejzullahu drejtorët komunal, Naser Korça, Nevzad Rushiti e Bekim Bajrami, sikurse edhe kryeshefin e ndërmarrjes Stacioni i Autobusëve, Avni Hajrullahu.

Pas takimit, sipas kumtesës për media, nënkryetari Ismajli ka konfirmuar se plani operativ do të filloj së implementuari nga nesër, ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë me taksi ilegal për shkakun se në vazhdimësi inspektorët komunal, të asistuar nga policia, do të kontrollojnë për leje të operimit dhe në momentin që hasin në taksi ilegal, detyrohet që të gjithë të zbresin kudo që ndalen.

Në takim u tha se Komuna po punon në ndërtimin e vendkalimeve për autobusët dhe taksitë, ndërkaq u bëhet thirrje kompanive të transportit që të respektojnë oraret e nisjes, duke u peronizuar me kohë në Stacionin e Autobusëve.

Përfaqësuesit e policisë në Gjilan kanë shfaqur gatishmërinë e ofrimit të mbështetjes në çdo kohë për Komunën e Gjilanit për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...