Ngacmon të miturën 14-vjeçare, ngritet padi

Gjilani

Ngacmon të miturën 14-vjeçare, ngritet padi

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:36
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J. (1993), për shkak të veprës penale ‘’ngacmimi’’.

Sipas aktakuzës, më 23 – 25 janar 2019, në Gjilan, i pandehuri me veprimet e tij, me qëllim të frikësimit, me dashje dhe me përdorimin e kërcënimit se do të zbulojë diçka që mund të dëmtojë nderin ose autoritetin e tjetrit, e ka shqetësuar të miturën e moshës 14-vjeçare,  A.D., në atë mënyrë që përmes rrjetit social Whats App, ka kërkuar nga ajo që të takohen dhe të kenë marrëdhënie intime, në të kundërtën ai do t’i zbulonte dhe publikonte disa fotografi, në të cilat ajo kishte dalë e zhveshur, me ç’rast me këto veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar pasiguri, frikë dhe shqetësim të madh emocional.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor për këtë vepër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat