Gjilani miraton Kodin e Etikës Komunale - Bota Sot
Gjilani miraton Kodin e Etikës Komunale

Gjilani

Gjilani miraton Kodin e Etikës Komunale

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka udhëhequr sot mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, në të cilën janë miratuar dy dokumente të rëndësishme komunale: Libri i Proceseve për Menaxhimin e Financave Publike Komunale, si dhe Kodi i Etikës Komunale.

Këto dy dokumente janë pjesë e detyrimeve që kërkohen nga qeveria dhe për t’u konsideruar dokumente zyrtare, ato është dashur të aprovohen nga kryetari i komunës.

Sipas një komunikate të komunës, të dyja këto dokumente janë pjesë e planit të punës të Departamentit Qendror Harmonizues të Ministrisë së Financave.

Ai ka bërë të ditur se këto dy dokumente do të botohen në formë të broshurave, të cilat më pas do të shpërndahen tek të gjithë zyrtarët komunal.

Në fund kryetari Haziri, ka falënderuar programin USAID TEAM  për mbështetjen dhe ankazhimin një vjeçar në realizimin e këtyre dy dokumenteve të rëndësishme komunale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...