Aksidenti në Gjilan, dy persona në gjendje të rëndë shëndetësore - Bota Sot
Aksidenti në Gjilan, dy persona në gjendje të rëndë shëndetësore

Gjilani

Aksidenti në Gjilan, dy persona në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy personat e transferuar në QKUK, pas aksidentit në Gjilan, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar për kp  përmes telefonit nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Ai ka bërë të ditur se të dy personat janë shtrirë në Klinikën e Intensives në QKUK.

Ndryshe, një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar kur një kamioni i kanë dështuar frenat sot pasdite në Gjilan, me ç’rast janë shkaktuare dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Dy nga 16 të lënduarit në aksidentin e sotëm janë transferuar për trajtim në QKUK.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...