“Pyesni krejt Pejën se a është djal i mirë”, xhaxhai i shoferit të kamionit flet për aksidentin e Gjilanit - Bota Sot
“Pyesni krejt Pejën se a është djal i mirë”, xhaxhai i shoferit të kamionit flet për aksidentin e Gjilanit

Gjilani

“Pyesni krejt Pejën se a është djal i mirë”, xhaxhai i shoferit të kamionit flet për aksidentin e Gjilanit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:36
Xhaxhai i Mustafë Avdijaj, shoferit të kamionit i cili shkaktoi aksident të rëndë në Gjilan

Xhaxhai i Mustafë Avdijaj, shoferit të kamionit i cili shkaktoi aksident të rëndë në Gjilan ka folur sot rreth aksidentit ku mbet i vdekur një person dhe u lënduan 16 persona të tjerë.

Ai ka thënë se janë shumë të pikëlluar si familje dhe ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rastësisht.

“Ne jemi shumë të shqetësuar, së pari kam dëshirë me ju shprehë ngushëllime familjarëve të personit që ka vdekur dhe të këtyre që janë të lënduar, shërim sa më të shpejtë. Ka ndodh rastësisht, mund  të pyesin krejt qytetin e Pejës për Mustafën, që është shumë djalë i urtë I mirë po qe fati. Jemi shumë të pikëlluar si familje që një person e ka humb jetën”.

Xhaxhai i ngasësit të kamionit tha se shkak i aksidentit kanë qenë frerët e kamionit dhe ngarkesa që ka qenë duke u bartur me kamion.

“Sipas gjasave frerët e kamionit nuk kanë funksionuar, paska qenë teposhtë, kamioni I ngarkuar edhe s’ka mundur s’ka pas mundësi po shihet që në tre vende u mundu me e ndal po nuk ka mundur. Ishalla ky që ka vdekur shkon në xhenet e ata që janë lënduar shërohen sa më shpejtë”, ka thënë ai për Tv Dukagjinin.

Kujtojmë se një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe ka goditur rreth 10 vetura të tjera. Sipasoj e aksidentit të vdekur kanë mbetur 1 person dhe janë lënduar rreth 16 të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...