Haziri: Gjilani angazhohet për zero taksa ndaj biznesit - Bota Sot
Haziri: Gjilani angazhohet për zero taksa ndaj biznesit

Gjilani

Haziri: Gjilani angazhohet për zero taksa ndaj biznesit

Më: 13 mars 2019 Në ora: 16:20
Foto

Në këtë takim i pari i Gjilanit konfirmoi angazhimin e institucionit që ai drejton për zero takes ndaj bizneseve.

“Projekte të përbashkëta që i kemi me Komisionin Evropian, USAID-in dhe me partner strategjik që punojmë, si institucion në nivelin lokal i kemi orientuar në sektorin e zhvillimit lokal ekonomik, konkretisht në sektorin privat në mënyrë që të ketë zhvillim, të ndikohet në rritje të punësimit. Natyrisht, që parametrat janë jashtëzakonisht pozitiv në Komunën e Gjilanit sepse jemi të përkushtuar që të kemi përkrahje maksimale në krijimin e klimës sa më të mirë për të bërit biznes”.

Tutje Haziri shtoi:

“Komuna e Gjilanit si institucion fatëkeqësisht ende është punëdhënësi më i madh në Gjilan. Tashmë fondi i investimeve në këto tri vite sipas parashikimeve afatmesme buxhetore është 61 milionë, prej të cilave 47 milionë janë të Bankës Evropiane për Zhvillim, që Komuna e Gjilanit, i merr pa kredi nga qeveria e Kosovës, ndërsa mjetet tjera janë të hyra nga format sektoriale. Po punojmë shumë që sektori privat të dalë në nivelin e parë të punësimit. E ardhmja e vetme e qëndrueshme në zhvillimin ekonomik është definitivisht fuqizimi i sektorit privat”, njofton Komuna e Gjilanit përcjellë Klan Kosova.

Në fjalën e tij, Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, ka thënë se takimi i sotëm është një koordinim dhe grumbullim të të dhënave, që me ato të shkojmë në qeveri për të ndërhyrë së bashku në krijim të politikave favorizuese për zhvillim ekonomik.

“Ne kemi qëllim fuqizimin e rinisë dhe orientimin e tyre kah sektori privat dhe ndërmarrësia. Jemi të orientuar për kapitulimin e këtij aseti dhe të largojmë iden dhe planifikimin e tyre që është synimi drejtë vendeve evropiane dhe më larg”.

E nga ana e tij, afaristi Ibrahim Krivaça nga ndërmarrja “Integj”, ka thënë se

“sot bashkërisht kanë paraqitur brengat dhe shqetësimet që ka sektori privat të cilat janë diskutuar në një përbërje katërpalëshe mes Komunës, RDA-së, OEA dhe sektorit privat, me qëllim që të ketë një rritje dhe zhvillim më të madh të kësaj fushe me rëndësi në zhvillim dhe punësim”

E nga ana e tij Agim Zeka, drejtor i RDA-së, ka thënë se

“institucionet qeveritare duhet të kenë një trajtim të barabartë të sektorit privat, në nivel shtetror”.

Sipas tij një rëndësi e veçantë i është dhënë fuqizimit të sektorit privat në zhvillimin e fushës së prodhimit me qëllim të zëvendësimit të importeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...