Haziri: Do të jemi gjithmonë krenarë me emblemën e UÇK-së

Gjilani

Haziri: Do të jemi gjithmonë krenarë me emblemën e UÇK-së

Më: 5 mars 2020 Në ora: 10:39
Lutfi Haziri

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur seancë të veçantë për të shënuar 22-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari në Prekaz, në krye me komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se po nderojnë të gjithë të rënët për liri. Ndër të tjera ai tha se qeveria e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit do të do të përfaqësojë interesin publik të Republikës së Kosovës në mënyrë më të drejtë, që siç tha ai, pavarësia e Kosovës të shtrihet në tërë territorin e saj.

Haziri tha se do të jenë çdo herë krenarë me emblemat e UÇK-së dhe njerëzit që dhanë jetën e tyre për lirinë që gëzohet sot.

Haziri tha se institucionet e Kosovës do të përfaqësojnë interesin publik në mënyrën më të shenjtë, për siç tha ai, liria e Kosovës të bëhet e plotë dhe pavarësia të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Gjithmonë do të jemi krenarë me këto emblema, me këta njerëz me këta kryengritës që vendit i dhanë lirinë, por vetës së tyre i dhanë përjetësinë, përjetësinë për të na ruajtur sot lirinë nga qielli, kudo që janë nën strehën dhe mbrojtjen e Zotit në mënyrë që ky vend të ruhet nga e keqja, të ruhet nga armiqtë e saj të deridjeshëm, sepse edhe sot Kosova po përcillet me frikën e saj për ruajtjen e pavarësisë, lirisë dhe sovranitetit. Besoj shumë që institucionet e reja të dala prej 6 tetorit do të jenë ato që do të përfaqësojnë interesin publik dhe të Republikës, në mënyrën më të drejtë, më të shenjtë, në mënyrë që kjo liri të bëhet e plotë të bëhet për gjithë qytetarët e Kosovës, kjo pavarësi të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Derisa kujtoi familjen Jashari, Haziri tha se ata bënë kthesë të madhe historike.

“Këta bën rastin unik në botë, që solidariteti e kryengritja popullore, nën emblemën dhe uniformën e UCK-së shënon 18 muaj të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, dhe shqiptarëve në ish-jugosllavi për të drejta të barabarta e liri të plotë, në kuadër të kombeve të lira të botës”, tha ai.

Ndërsa Fitore Mala, në emër të familjeve të dëshmorëve në Gjilan, tha se me përkushtim dhe punë nderohen ata që sakrifikuan çdo gjë për liri.

“Në emër të familjeve të dëshmorëve, porosia e ime dhe gjithë atyre mendoj që është që këto ditë përkujtimi t’i shndërrojmë në ditë pune dhe angazhimi, në mënyrë që t’i nderojmë dhe kujtojmë më së miri ata që sakrifikuan gjithçka për ditët e sotme”, tha ajo.

Në seancën që nisi me një minutë heshtje për të nderuar të rënët për liri, u tha se Epopeja e UÇK-së përben një prej ngjarjeve më të rëndësishme për popullin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat