Gjilani shpërndan pakon sociale për bujqësinë - Bota Sot
Gjilani shpërndan pakon sociale për bujqësinë

Gjilani

Gjilani shpërndan pakon sociale për bujqësinë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 19:32
Ilustrim

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka bërë sot shpërndarjen e pakos sociale në bujqësi, për të mbështetur fermerët për periudhën dy mujore të kaluar në përballje me pandeminë.

“Përmes drejtorit të bujqësisë kemi krijuar listën e nevojave të fermerëve, si koncentrate dhe produkte tjera për ushqimin e kafshëve dhe shpezëve. Me kapacitetet që ka Komuna e Gjilanit, sot kemi filluar shpërndarjen në mënyrë që sadopak ta zbusim këtë gjendje të cilën e kanë paraqitur drejtoria pas incizimit të gjendjes në terren”, ka thënë Ismajli.

Ndërsa, Ramiz Ramadani, drejtor i Bujqësisë në Gjilan, deklaroi se në këtë fazë kemi trajtuar fermerët të cilët rritjen e gjedhit e bëjnë brenda dhe me ushqime të gatshme e jo në kullosë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat