​Diplomuan studentët e parë të studimeve master në UKZ

Gjilani

​Diplomuan studentët e parë të studimeve master në UKZ

Më: 12 maj 2020 Në ora: 19:35
​Diplomimi online

Në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, përmes platformës online, SMU me Meet Google, sot kanë diplomuar studentët e parë të studimeve master, respektivisht të programit E-QEVERISJA, që është program i përbashkët i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik të UKZ-së.

Adrian Bajrami është studenti i parë që ka mbrojtur me sukses temën e diplomës, “Menaxhimi i shërbimeve elektronike – Rast studimi Komuna e Gjilanit”, në përbërje të komisionit Xhevat Sopi, kryetar, Artan Dermaku, anëtar dhe Naim Mustafa.

Sipas një komunikate të universitetit, në bazë të analizës së punimit, e më pas edhe mbrojtjes, komisioni ka vlerësuar mjaftë të suksesshëm punimin e masterit të Adrianit.

Derisa vet Adriani ka shpreh mirënjohje të thellë për gjithë profesorët e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ për të cilët ka thënë se i detyrohem shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi të bukur.

Adriani veçanërisht e ka falënderuar mentorin e tij, të cilët siç ka thënë, kanë qenë të hapur gjithmonë për bashkëpunim.

Adrian Bajrami, studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në programin Menaxhment dhe Informatikë. Gjatë studimeve Bachelor ishte i angazhuar si përfaqësues i studentëve në Fakultetin Ekonomik për dy vite dhe gjatë studimeve Master ishte anëtarë i Senatit në Universitetin “Kadri Zeka” si përfaqësues i Parlamentit Studentor.

Po sot temën e diplomës në studimet master në mënyrë virtuale e ka mbrojtur edhe studenti Fitim Redenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat