Reshjet e mëdha të borës që kanë rënë gjatë natës kanë mbuluar rrugët e Kosovës.
Një pjesë e madhe e tyre janë të papastruara dhe po shkaktojnë edhe vështirësi në qarkullim.
Mbrëmjen e së dielës, për shkak të kushteve atmosferike dhe rrugëve të papastruara, janë shkaktuar aksidente trafiku.
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve, megjithatë janë shpërndarë disa fotografi ku shihet se rrugët gjatë mesnatës kanë qenë vështirë të kalueshme.