Gjilani ndan 170 mijë euro për dy ndërmarrje publike lokale

Gjilan

Gjilani ndan 170 mijë euro për dy ndërmarrje publike lokale

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 20:55
Ilustrim

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar ndarjen e 170 mijë eurove për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike lokale, “Stacioni i Autobusëve Gjilan” dhe “Tregu”.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, vendimi është miratuar me votat e të gjithë asamblistëve, bazuar në propozimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.

Nga kjo shumë, secilës ndërmarrje do t’i ndahen nga 85 mijë euro.

Mbështetja financiare synon stabilizimin e gjendjes financiare të Stacionit të Autobusëve, si dhe përmirësimin e kapaciteteve operative të ndërmarrjes “Tregu”.

Sipas Komunës, këto mjete kanë për qëllim përmirësimin e funksionimit të ndërmarrjeve publike lokale dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat