TMERR NË POGRAGJË! Familja e mallkuar nga fati: Njërin djalë ia mori motoçikleta, për vrasjen e tjetrit dyshohet vetë BABAI!

Gjilan

TMERR NË POGRAGJË! Familja e mallkuar nga fati: Njërin djalë ia mori motoçikleta, për vrasjen e tjetrit dyshohet vetë BABAI!

Më: 12 tetor 2026 Në ora: 07:29
Dy vëllezër, një fat i hidhur: Bajram Arifi humbi jetën mbrëmë, dy vite pas vdekjes së vëllait të tij në aksident.

Një mbrëmje e zakonshme e së dielës u kthye në makth për fshatin Pogragjë të Gjilanit. Krismat e armës së zjarrit çanë qetësinë e fshatit dhe një i ri vetëm 29 vjeç u rrëzua pa jetë. Por ajo që i ka lënë të gjithë pa fjalë është se për vrasjen dyshohet vetë babai i tij!

Ishte rreth ora 19:30 e 11 tetorit 2026, kur Policia mori informatën e rëndë për të shtëna me armë. Njësitë policore dhe Prokurori i Shtetit u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes, por për të riun nuk kishte më shpëtim. Ekipi mjekësor vetëm sa konstatoi vdekjen e tij aty në vend.

Ndërkohë, babai i viktimës, i dyshuari kryesor, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vendndodhja e tij mbetet e panjohur!

Plaga që nuk u mbyll kurrë

Por kjo nuk është e gjitha. Kjo familje kishte varrosur tashmë një djalë! Rreth dy vite më parë, një tjetër djalë i saj humbi jetën tragjikisht në një aksident me motoçikletë. Plaga ende nuk ishte mbyllur, kur fati i egër trokiti sërish në këtë derë, duke i marrë edhe djalin e dytë, këtë herë në rrethana që të ngrijnë gjakun.

Çfarë ndodhi në atë shtëpi?

Pyetja që po bëjnë të gjithë është një: çfarë e shtyu këtë tragjedi? Motivi mbetet mister, ndërsa hetuesit po punojnë pa pushim për të zbardhur çdo detaj të kësaj ngjarjeje që ka tronditur mbarë Gjilanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat