Kryetari Hyseni: Rruga “Hamdi Kurteshi”, afër përfundimit

Gjilan

Kryetari Hyseni: Rruga “Hamdi Kurteshi”, afër përfundimit

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 14:16
Alban Hyseni

Po vazhdojnë punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit në rrugën “Hamdi Kurteshi”, investime në vlerën e rreth 2.4 milionë eurove.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër ecurinë e punimeve të cilat po zhvillohen aty.

I pari i Gjilanit, tha se pas përfundimit të projekteve që kërkuan ndërhyrje dhe e vonuan asfaltimin, po i afrohet fundit edhe rruga “Hamdi Kurteshi”.

“Përfundoi shtresa e parë të asfaltit, ndërsa së shpejti do të përfundojë edhe shtresa e dytë, duke e përmbyllur të gjithë projektin së bashku me trotuarin dhe ndriçimin publik”, tha kryetari Alban Hyseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat