Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan drejt përfundimit, investim prej 2.36 milionë eurosh

Gjilan

Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan drejt përfundimit, investim prej 2.36 milionë eurosh

Nga: A.M. Më: 31 tetor 2026 Në ora: 13:02
Pamje nga videoja

Ministri Dimal Basha ka bërë të ditur se punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi” në Gjilan janë drejt përfundimit.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka njoftuar se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.

Sipas tij, rruga ka një gjatësi prej 900 metrash dhe katër korsi, ndërsa projekti përfshin ndërtimin e kolektorit, murit përgjatë zonës së FSK-së, trotuareve, si dhe shtigjeve për biçiklistë dhe këmbësorë.

Postim i plotë:

Përshëndetje Gjilani!

Rruga “Hamdi Kurteshi” tanime po shkon drejt përfundimit, projekt që po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.

Me gjatësi prej 900 metrash dhe katër korsi, projekti përfshin ndërtimin e kolektorit, murit përgjatë zonës së FSK-së, trotuareve dhe shtigjeve për biçiklistë e këmbësorë.

Vlera e kontratës është 2.36 milionë euro, prej të cilave 2.3 milionë euro financohen nga Qeveria Kurti.

Një tjetër investim që përmirëson infrastrukturën dhe lehtëson qarkullimin për qytetarët e Gjilanit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat