Policia, zjarrfikësit dhe Kryqi i Kuq edukojnë nxënësit e Gjilanit për situatat emergjente

Gjilan

Policia, zjarrfikësit dhe Kryqi i Kuq edukojnë nxënësit e Gjilanit për situatat emergjente

Nga: A.M. Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 20:50
Nxënësit e shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan gjatë ligjëratës edukative për vetëdijesimin dhe reagimin në situata emergjente, të organizuar nga institucionet përkatëse.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit po vazhdon aktivitetet edukative dhe vetëdijesuese në shkollat e qytetit, me synimin që nxënësit të përgatiten për reagim të duhur në situata emergjente, shkruan “Bota sot”.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Abaz Ajeti” në Gjilan është mbajtur një ligjëratë edukative, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, Policinë e Kosovës, Kryqin e Kuq dhe Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Gjatë ligjëratës, nxënësit dhe personeli mësimor janë informuar për rolin dhe rëndësinë e institucioneve emergjente në menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe situatave të tjera të rrezikshme.

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq kanë demonstruar teknikat e dhënies së ndihmës së parë, ndërsa zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë prezantuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë situatave emergjente.

Në anën tjetër, zjarrfikësit i kanë njoftuar nxënësit me pajisjet dhe mjetet që përdoren gjatë intervenimeve në raste zjarresh, aksidentesh, vërshimesh dhe tërmetesh.

Përmes këtyre aktiviteteve, Komuna e Gjilanit synon të rrisë nivelin e vetëdijesimit dhe gatishmërisë së nxënësve, në mënyrë që ata të dinë si të reagojnë drejt, sigurt dhe me përgjegjësi në raste emergjente.

Sipas njoftimit, aktivitetet edukative do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim në shkollat e tjera të Komunës së Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat