Gjilani hap afatin për aplikim për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore

Gjilan

Gjilani hap afatin për aplikim për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 20:06
Dëmet nga era e fuqishme

Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët që kanë pësuar dëme materiale si pasojë e fatkeqësive natyrore se nga 20 deri më 27 nëntor 2026 mund të paraqesin kërkesat për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Sipas njoftimit të komunës, qytetarët e prekur duhet t’i dorëzojnë kërkesat e tyre në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, drejtuar Komisionit Komunal për Fatkeqësi Natyrore dhe Fatkeqësi të Tjera.

Për aplikim, qytetarët duhet të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm, i cili përfshin formularin e plotësuar të kërkesës, kopjen e letërnjoftimit, fotografitë që dëshmojnë dëmet e shkaktuara dhe konfirmimin bankar në emër të aplikuesit.

Pas pranimit të kërkesave, komisioni përkatës do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të raportuara.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të prekur që të respektojnë afatin e përcaktuar dhe të dorëzojnë me kohë dokumentacionin e kërkuar.

Afati për aplikim është nga 20 deri më 27 nëntor 2026.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat