Haziri ngushëllon familjen Hasani

Gjilani

Haziri ngushëllon familjen Hasani

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 14:05
Lutfi Haziri

Me rastin e ndarjes nga jeta të afaristit të njohur nga Gjilani, Lulzim Hasani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Hasani.

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Hasani,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të afaristit të njohur nga Gjilani, Lulzim Hasani – Luli.

Luli ka qenë shembulli më i mirë i afaristit në Gjilan dhe gjatë kohës sa udhëhoqi bizneset e njohura, kontribuoi shumë në punësimin e qindra personave.

Lulin do ta kujtojmë gjithmonë edhe si mik e humanist të madh të qytetit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat