Anulohet festivalit “Mish Mish” në Gjilan

Gjilani

Anulohet festivalit “Mish Mish” në Gjilan

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Komuna e Gjilanit njofton të gjithë qytetarët se festivali Mish Mish, i planifikuar të mbahej më 21 gusht 2021, në sheshin Agim Ramadanin në Gjilan, si pjesë përmbyllëse e kalendarit për mërgimtarët, anulohet për shkak të urdhresës së qeverisë së Kosovës, e cila ka ndaluar të gjitha dasmat, ahengjet dhe organizimet tjera publike me grumbullim të njerëzve, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Prandaj, Komuna e Gjilani njofton të gjithë qytetarët, se për shkak të masave të reja që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, festivali shtyhet për një datë tjetër kur do të jetë i lejuar organizimi i tillë, pas përmirësimit të situatës së përgjithshme me pandeminë globale COVID-19.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur këtë njoftim në konferencën me gazetarë që e kishte pas takimit në Qendrën Operative Emergjente, prej ku edhe ka njoftuar për respektimin e urdhresës së qeverisë dhe shtyrjen e festivalit që u dedikohej përcjelljes së mërgimtarëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat