Hapet qendra më e madhe e votimit në Gjilan

Gjilani

Hapet qendra më e madhe e votimit në Gjilan

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 07:16
Hapet qendra më e madhe e votimit në Gjilan

Është hapur qendra më e madhe e votimit në Gjilan, shkolla "Thimi Mitko".

Numri i personave që kanë të drejte vote në komunën e Gjilanit është mbi 100 mijë. Janë 34 të qendrave të votimit, ndërkaq numri i vendvotimeve 126.

E numri i ulëseve për asamble komunale është 35.

Në gjithë komunat të drejtë vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

Kandidatët për kryetarë të kësaj komune janë: Lutfi Haziri nga LDK, Alban Hyseni nga LVV, Leonora Morina-Bunjaku nga PDK, Nazim Gagica nga AAK dhe dy kandidatë të pavarurur-Lulzim Behxheti dhe Gani Neziri

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat