Bizneset e Gjilanit pa klientë e pa punëtorë

Gjilani

Bizneset e Gjilanit pa klientë e pa punëtorë

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Ndodhet midis qendrës së qytetit. Por përkundër këtij fakti, karriget qëndrojnë të zbrazura në këtë lokal në komunën e Gjilanit.

Kësisoj vërehet ndikimi i pandemisë dhe krizës ekonomike edhe në këtë qytet.

Menaxheri i këtij lokali i rendit disa nga arsyet se pse bizneset në Gjilan janë në këtë gjendje.

Por ky lokal s’është i vetmi që po përballet me krizë.

Edhe ky biznes që ndodhet në qendër të qytetit e funksionon tash 22 vite, rritja e çmimeve i ka shkaktuar vështirësi..

Pronari i lokalit, Bekim Nallbani thotë se tash ka 50% më pak punë sesa më herët.

Një tjetër problematikë serioze më të cilën Nallbani po ballafaqohet është gjetja e punëtorëve.

Sipas tij, tash është e pamundur të gjesh persona që dëshirojnë ta kryejnë punën e kamarierit.

Në anën tjetër, qytetarët e kësaj komune thonë se pas ngritjes së çmimeve, preferojnë më shumë të qëndrojnë brenda shtëpisë sesa të dalin në lokale.

Lufta e fundit midis Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar një ngritje të çmimeve në tërë globin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat