Në Letnicë u mbajt Manifestimi kushtuar “Zojës së Letnicës” - Bota Sot
Në Letnicë u mbajt Manifestimi kushtuar “Zojës së Letnicës”

Gjilani

Në Letnicë u mbajt Manifestimi kushtuar “Zojës së Letnicës”

Nga: Aziz Zuka Më: 15 gusht 2017 Në ora: 15:59
Pamje nga manifestimi në Letnicë me rastin e Ditës së Zojës së madhe

Në Letnicë të Vitisë  me rastin e 15 gushtit është mbajtur  manifestimi  tradicional fetar  kushtuar “Zojës së Madhe” apo sic  njihet tek besimtarët e krishterë si “Zoja e Letnicës”. Në kuadër të kësaj feste , u mbajt edhe mesha qendrore, ku morën pjesë përfaqësues të Institucioneve lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja, besimtarë të krishterë por edhe mysafir nga vendet e ndryshme të botës.

Në këtë meshë, u bënë lutje për dashuri dhe harmoni mes njerëzve. I pranishëm në këtë manifestim tradicional, ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili edhe është angazhuar që me të gjitha mekanizmat të organizoj në mbarëvajtjen e kësaj ngjarje. Përndryshe me qëllim të organizimit sa më të mirë të kësaj feste Komuna e Vitisë në bashkëpunim me mekanizmat tjerë ka hartuar paraprakisht edhe planin e veprimit, i cili sot është realizuar në përpikëri.Ndryshe  vlenë të theksohet se nga Kisha e Letnicës ku ishte shërbyese fetare  humanistrtja e madhe dhe Nobelistja e njohur shiptare Nëna Tereze  alias Gonxhe Bojaxhiu  nis rrugëtimin e saj humanitarë  ku arriti të bëhet e famshme në Kalkuta të Indisë  duke ndihmuar të varfërit e botës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat