Komiteti për Politikë dhe Financa, diskutoi pasqyrat financiare komunale për nëntëmujorin e parë të këtij viti - Bota Sot
Komiteti për Politikë dhe Financa, diskutoi pasqyrat financiare komunale për nëntëmujorin e parë të këtij viti

Gjilani

Komiteti për Politikë dhe Financa, diskutoi pasqyrat financiare komunale për nëntëmujorin e parë të këtij viti

Nga: Aziz Zuka Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:48
Pamje nga takimi i sotëm i KPF së në Viti

Komiteti për Politikë dhe Financa ka shqyrtuar dhe diskutuar por edhe miratuar  një serë propozim vendimesht e ndër këto pika të rëndit të punës më së shumti anëtarët e KPF-së kanë  diskutuar rreth Pasqyrës Financiare të Buxhetit komunal për periudhën Janar –Shtator  të këtij viti dhe koha me e madhe e diskutimit është kaluar rreth kësaj pike të rendit të punës. Por pjesa me e madhe e diskutimit është bërë mbi Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-shtator 2018.

Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë në fillim të këtij takimi i ka njoftuar anëtarët mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të bërë nga departamenti ligjor i MAPL-së, duke potencuar se vendimi për aprovimin e buxhetit komunal është vlerësuar nga ky departament. Kryesuesi Pira megjithatë bëri me dije se akoma nuk kanë marrë vlerësimin e ligjshmërisë të akteve të tjera që janë miratuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë, por shtoj se ata janë të ligjshme pasi që kanë kaluar afatin 15 ditor të pritjes.

 Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke prezantuar pasqyrat financiare për 9 mujorin e këtij viti, bëri me dije se buxheti vjetor i vitit 2018 është shpenzuar brenda kësaj periudhe për 83.98, përqindë, Ai gjatë kësaj mbledhje paraqiti edhe shpenzimet në formë të detajuar të bëra në secilën kategori por edhe inkasimet që janë bërë për këtë periudhë. Kurse anëtarët e këtij komiteti patën mendime të ndryshme rreth shpenzimeve të bëra gjatë kësaj periudhe, disa prej tyre kërkuan mandej të dhëna më të theksuar.

Gjithashtu në këtë mbledhë me shumicë votash është votuar: Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të rregullores për mbledhjen dhe shpenzimin e të hyrave vetanake nga arsimi dhe aftësimi për të rritur. Kurse me shumicë votash është nuk është përkrahë  propozim vendimi që ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të lokacionit të Stacionit të Autobusëve në Viti dhe atë në kuadër të bashkëpunimit ndër komunal. Në KPF-ë janë prezantuar sot edhe disa informata të tjeera s si  Informata mbi prokurimet dhe kontratat e nënshkruara për gjashtëmujorin 2018 (Janar-Qershor 2018),Informatë (raport pune) nga Zyra e Personelit për periudhën Janar-Dhjetor 2017. 

Informatë për shpërndarjen e subvencioneve nga kodi i Kryetarit të Komunës dhe nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, Drejtoria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. 

Informatë (raport) për zbatimin e planit të integritetit për Komunës e Vitisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...