Në tremujorin e parë në Gostivar ka më shumë të vdekur se sa të lindur

Gostivari

Në tremujorin e parë në Gostivar ka më shumë të vdekur se sa të lindur

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Rajoni i Gostivarit në tremujorin e parë të vitit 2021 ka shënuar më shumë të vdekje se sa lindje.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në janar, shkurt dhe mars në Komunën e Gostivarit janë lindur 136 foshnja, dhe kanë humbur 204 persona. Gjatë të njëjtës periudhë ka pasur 126 kurorëzime dhe 44 shkurorëzime.

Edhe komunat tjera në rajon shënojnë trend negativ. Në Komunën e Vrapçishtit janë regjistruar 40 foshnja të lindura, dhe 57 të tjerë kanë humbur jetën. Ka pasur 78 kurorëzime, dhe vetëm 5 shkurorëzime.

Në Mavrovë janë lindur 5 foshnja, dhe 20 të tjerë kanë humbur jetën, ndërsa numri i kurorëzimeve është 10, ndërsa shkurorëzime ka pasur vetëm një.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat