Arrestohet një person në Gostivar, u kap me lëndë narkotike

Gostivari

Arrestohet një person në Gostivar, u kap me lëndë narkotike

Më: 19 janar 2023 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Sot (19.01.2023) në ora 00:45 në fshatin Sanokos të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë arrestuar I.J.(32) nga i njëjti fshat.

Gjatë kontrollit të kryer me vendim gjykate në një shtëpi dhe ambiente të tjera ndihmëse ku banon I.J. janë gjetur dhe konfiskuar tre thasë me pako marijuane dhe një peshore dixhitale.

Personi është ndaluar në stacionin policor.

Ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat