Legjenda e Kosovës në spital, kjo është gjendja e tij

Hendboll

Legjenda e Kosovës në spital, kjo është gjendja e tij

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2019 Në ora: 18:22
Izet Gjinovci në vizitën që bëri në spital, takon Skënder Sahitin

Ka ditë që është shtrirë në spitalin e Ferizajt, ish portieri i mirënjohur Skënder Sahiti! Ai i takon gjeneratës së artë të viteve të 80-ta, ish klubit të hendbollit Borci, tani Kastrioti, por ka kohë që gjendja e tij shëndetësore është keqësuar. Informacionet e fundit bëjnë të ditur se gjendja e tij është stabile! Merret vesh se ai po pret që të dërgohet në Shkup, për t’u operuar, nëse mundet t’i sigurojë të paktën 4-5 mijë euro.

Image

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, së bashku me kryetarin e ShGjHK-së, Fahredin Hashani dhe gjyqtari Fisnik Jashari, kanë vizituar legjendën e hendbollit dhe e kanë pa gjendjen e tij, duke u lutur që ai të shërohet sa më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat