Kastrioti – Besa Famgas, gjysmëfinalja më interesante - Bota Sot
Kastrioti – Besa Famgas, gjysmëfinalja më interesante

Hendboll

Kastrioti – Besa Famgas, gjysmëfinalja më interesante

Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:55
Kastrioti – Besa Famgas, gjysmëfinalja më interesante

Të martën është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Me short është vendosur që në gjysmëfinale te meshkujt të takohen dy skuadrat që po luftojnë për titull. Pra gjysmëfinalja më interesante është ajo në mes të Kastriotit të Ferizajt dhe Besa Famgas të Pejës. Gjysmëfinalja tjetër te hendbollistët është Trepça – Prishtina.

Te hendbollistet në gjysmëfinalen e parë takohen Vushtrria e Prishtina, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë përballë do të jenë Istogu e Shqiponja. Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa Shqiponja është kampione aktuale.

Te meshkujt fitues aktual i Kupës dhe kampion aktual është Besa Famgas.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 3 maj, ndërsa finalet më 5 maj.

Gjysmëfinalet në konkurrencë të femrave:

Vushtrria – Prishtina

Istogu – Shqiponja

Gjysmëfinalet në konkurrencë të meshkujve:

Trepça – Prishtina

Kastrioti – Besa Famgas

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...