Istogu kërkon titullin e parë, Vushtrria të kthejë atë

Hendboll

Istogu kërkon titullin e parë, Vushtrria të kthejë atë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:43
Istogu kërkon titullin e parë, Vushtrria të kthejë atë

Kampionati i Kosovës në hendboll (femrat) poashtu ka histori prej disa dekadave dhe ka patur momentet e lavdisë së madhe. Këtë edicion për titull të kampionit garojnë Istogu e Vushtrria, që takohen në finale të plejofit. Ndeshja e parë luhet të mërkurën nga ora 18:00 në Pejë.

Istogu, klub i formuar në vitin 2004, po e kërkon titullin e parë në histori. Qyteti i Vushtrrisë duke përfshirë edhe fshatin e afërt të këtij qyteti, Samadrexhën, kanë traditë të gjatë e shumë të suksesshme në hendbollin e femrave.

Klubi nga Vushtrria në të kaluarën është quajtur Kosova, ndërsa ka fituar titullin e fundit në vitin 2009. Kosova e Vushtrrisë ishte kampione edhe në vitet 2008, 2005 e 2004 e poashtu në vitin 1980.

I kemi të evidentuar kampionët te hendbollistet që nga edicioni 1971\72, ndërsa kampionati është zhvilluar edhe në vitet 1960, 1961, 1962 e 1963 në formë të turneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat