Ministri Gashi: I gëzohemi suksesit të hendbollisteve të Istogut - Bota Sot
Ministri Gashi: I gëzohemi suksesit të hendbollisteve të Istogut

Hendboll

Ministri Gashi: I gëzohemi suksesit të hendbollisteve të Istogut

Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:45
Kujtim Gashi me hendbollistet e Istogut

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim hendbollistet e klubit Istogu dhe trajnerin e tyre Faruk Shala, pas sukseseve që hendbollistet kanë arritur të fitojnë titullin e kampionit në kategorinë U-17 si dhe kanë fituar Kupën e Kosovës.

Trajneri Shala tha se ndjehet krenar me suksesin e hendbollisteve. Ai e njoftoi në hollësi ministrin për suksesin e arritur, ku në edicionin 2018/2019 KHF Istogu ishte pjesë e 16 skuadrave me të mira të Evropës në kuadër të kupës “EHF Challenge Cup” duke u konfirmuar si njeri prej klubeve me të mira në rajon.

Ministri Gashi tha se sukseseve në sport i gëzohemi të gjithë, aq më tepër kur gjeneratat e reja korrin suksese, ky fakt jep shpresë për të punuar dhe për t’u angazhuar edhe më shumë drejt arritjeve të reja.

“E mirëpres suksesin e femrave të klubit hendbollistik Istogu. Prezantimi dhe fitoret e hendbollisteve brenda dhe në garat jashtë vendit meriton të shpërblehet. Duke qenë se KHF Istogu ka arritur të shpallet kampion dhe të fitojë Kupën e Kosovës në hendboll, kemi marrë vendim që ta shpërblejmë me 10 mijë euro”, tha ndër të tjera Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...