Klubi i Kosovës i falënderon edhe ata që i shanë dhe u munduan t’i përçajnë - Bota Sot
Klubi i Kosovës i falënderon edhe ata që i shanë dhe u munduan t’i përçajnë

Hendboll

Klubi i Kosovës i falënderon edhe ata që i shanë dhe u munduan t’i përçajnë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:02
KHF Vushtrria

Klubi i hendbollit Vushtrria e ka arsyetuar pozitën e dytë në Kampionatin e Kosovës (femrat).
“Këtë sezon përfunduam në vendin e dytë të Superligës së Kosovës, pozitë aspak e keqe, duke pas parasysh rrethanat në të cilat luajshin vajzat
Një falënderim shkon për të gjithë ata që na përkrahën deri në ndeshjen e fundit, e për ata që na shanë dhe u munduan të na përçajnë, kaq patëm mundësin duke pas parasysh qe ishin vetëm dy sponsor për gjithë sezonin, po të kishim përkrahje pak më të madhe, besojmë se do kishim arrit më shumë. Mungesa e transfereve si pasojë e mungesës financiare na kushtoj në fund.
Kemi luajtur me një ekip të re dhe shumë ambicioze, e cila në vitet e ardhshme do të tregon potencialin e saj.
Me gjithë respektin për secilin nga ju, para se të na gjykoni, është dashur t`i shihni lotët e lojtareve tona pas përfundimit të ndeshjes së fundit, duhet të kuptoni që mundësit nuk ishin më të mëdha, Shpresojmë që në sezonin e ardhshëm edhe Kuvendi Komunal i Vushtrrisë në krye me Z. Xhafer Tahiri dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport Fatmire Cecelia , si dhe Bizneset nga qyteti jonë do të tregojnë më shumë përkrahje se deri më tani.
Dëshira më e madhe është që të sjellim titullin dhe kupën prapë në qytetin tonë, në qytetin ku lindi Hendbolli të Kosovës”, thuhet nga KHF Vushtrria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...